INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendja e emergjencës prej tërmeteve, ministrja Shahini tregon kur do të fillojë mësimi!

Gjendja e emergjencës prej tërmeteve, ministrja Shahini tregon kur do të fillojë mësimi!

Publikuar më: 16:05 01-12-2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri një bilanc të dëmeve që janë shkaktuar në shkolla. Ajo njoftoi edhe pezullimin e mësimit në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.


“Sot me propozimin tim morëm këtë vendim, në qarkun e Durrësit, Durrës, Krujë, Shijak deri në 9 dhjetor pezullohet mësimi. Në qarqet Tiranë, Vorë, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, në qarkun e Lezhës, Kurbin, Mirditë deri në datë 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera nëse nuk jemi të sigurt që janë në gjendje të duhur. Do e bëjmë njoftimin me datën 4 dhjetor.

Mësimi fillon normalisht në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun e Elbasanit në dy shkolla ka relativisht të vogël të nxënësve dhe do transportohen në shkollat e afërta dhe do rifillojnë mësimin.

Kjo vlen edhe për shkollat private. Kopshtet dhe çerdhet në Tiranë e Lezhë do kenë fleksibilitet, ato që janë të sigurta edhe mund të rihapen. Në Durrës nuk rifillojnë deri në datën 9 dhjetor”, deklaroi ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662