Protestuesit në Moldavi janë përleshur me policinë dhe kanë hyrë në ndërtesën e Parlamentit të këtij shteti. Protestuesit kundërshtojnë aprovimin e një serie masash ligjore të cilat janë pro-europiane. Policia ka arrestuar dhjetëra persona në ndërtesën e Parlamentit,raportohet se protestuesit kanë arritur t'i largojnë disa policë nga ndërtesa e Parlamentit. Protestuesit kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj policisë.