INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendje e rënduar në Kosovë, treni i ndaluar me parulla

Gjendje e rënduar në Kosovë, treni i ndaluar me parulla "Kosova është Serbi" [VIDEO]

Publikuar më: 22:58 14-01-2017

Treni serb, i nisur nga Beogradi me destinacion Mitrovicën është kthyer në Beograd.

Lajmi bëhet i ditur nga media serbe Tanjug, e cila ka treguar se pasagjerët do të kthehen aty ku ishin nisur. Tanjung bën me dije se vendimi është marrë nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ky i fundit deklaroi se ai vetë kishte marrë vendimin që të ndalte trenin për të “shmangur konfliktin”. Nuk përfundoi me kaq, pasi ai u bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve Kosovës që të mos sulmojnë serbët me armë pasi Serbia nuk do të lejojë diçka të tillë. 

Treni i linjës Beograd-Mitrovicë, i cili mbante shkrime nacionaliste si “Kosova është Serbi”, ishte i drejtuar sot drejt Mitrovicës. Kjo gjë vuri menjëherë në alarm autoritetet kosovare, aq sa Presidenti Thahçi urdhëroi Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë të ndalojnë hyrjen e trenit në territorin kosovar. Për këtë qëllim u përdorën edhe forcat speciale ROSU, një shembull i qartë i tensionit të lartë. Më pas edhe kryeministri Isa Mustafa në deklaratën e tij tha se provokime të tilla nuk do të tolerohen nga Qeveria e Kosovës është unanime në vendimin për të mos lejuar cënimin e sovranitetit të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602