INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjeneral-majorit të Pentagonit i bie të fikët në konferencë

Publikuar më: 13:31 11-02-2016

Një episod dramatik ndodhi në një konferencë për shtyp në Pentagon, kaluar më pas me humor. Gjeneral-majori James Martin Jr., 52 vjeç, ishte duke folur për programin e avionëve luftarakë F-35, kur i ra të fikët. Ndihmësit e tij u hodhën menjëherë dhe e larguan gjeneralin, ndërkohë që asistentja e Sekretarit të Forcave Ajrore, Carolyn Gleason, mori mikrofonin dhe e kaloi me të qeshur: “Ja çfarë të bën F35”, duke iu referuar kostos së lartë të programit, 120 miliardë dollarë.

Ndërkaq, Martin nuk kishte asgjë serioze, thjesht gjendje gripale, dhe të mërkurën u kthye pa asnjë problem në zyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648