Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove ka thënë se Rusia ka vendosur që të bëhet “kundërshtare” e Perëndimit dhe se ajo paraqet një “kërcënim ekzistencial” për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Këto komente Breedlove i bëri para Komitetit të Forcave të Armatosura Amerikane, duke shtuar se Rusia është duke kërkuar që t’i “rishkruajë rregullat e miraturara të rendit ndërkombëtar dhe ta minojë unitetin në Evropë.”
“Rusia ka zgjedhur që të jetë një kundërshtare dhe ajo përbën një kërcënim ekzistencial afat-gjatë për Shtetet e Bashkuaradhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë”, ka thënë të enjten, gjatë fjalimit të tij, Breedlove.
Ai ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Rusisë, që kur Moska aneksoi Krimenë, në mars të vitit 2014, dhe përkrahu separatistët që i luftonin forcat e Kievit në perëndim të Ukrainës.
Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë pohimet e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë se ajo paraqet rrezik për Perëndimin, duke i cilësuar ato si kërcënime të rrezikshme të forcave ushtarake.