INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjenevë, Mesila Doda tregon historinë e Çamërisë para deputetëve nga e gjjitë bota

Gjenevë, Mesila Doda tregon historinë e Çamërisë para deputetëve nga e gjjitë bota

Publikuar më: 17:10 25-10-2016

Në mbledhjen e Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë të Zvicrës, deputetja e PDIU, Mesila Doda ka ngritur Çështjen Çame, ku para deputetëve nga e gjithë bota, ajo ka rrëfyer historinë e Çamërisë, duke e treguar si histori të familjes së saj.

 “Është një rast i jashtëzakonshëm për mua të jem sot e pranishme në këtë seancë, në të cilën flitet për thelbin e qytetërimit tonë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe pasojat katastrofike që sjell pashmangshmërisht mosrespektimi i tyre. Historia e njerëzimit njeh shembuj të panumërta të cenimit të tyre, shembuj të afërt e të largët, por unë dua të sjell sot para jush një histori personale, që vjen nga një tragjedi genocidi e përjetuar nga rreth 30.000 shqiptarëve të Çamërisë, krahinës që sot përfshihet në Greqinë e Veriut. Këta njerëz jetuan, u torturuan dhe në fund u deportuan duke humbur çdo të drejtë njerëzore përfshirë edhe jetën në spastrimin etnik që bandat pronaziste të kohës bënë me to.

Tani siç e thashë qysh në fillim kjo histori më përket personalisht. Sot, im bir nuk gëzon dot asnjë nga të drejtat që duhet të kishte të trashëguar nga gjyshi i tij. Nuk e ka nënshtetësinë, shtëpinë dhe pronat e gjyshërve të tij, nuk mundet të kërkojë të drejtat që rrjedhin nga kjo trashëgimi, sepse shteti grek mban në këmbë ende një Ligj Lufte të shpallur nga Mbreti i Greqisë në vitin 1940 dhe e përdor këtë si një modalitet juridik që të gjithë trashëgimtarët e shqiptarëve të Çamërisë të mos e përdorin dot kërkimin e të drejtës në gjykatat e shtetit grek dhe më tutje në atë të Strasburgut. Ndërkohë, të drejtat e njeriut mbeten të dhunuara, gjenocidi mbetet i padënuar”, tha Doda

Më tej ligjvënësja shqiptare ka vënë në dukje se sa shumë artikuj të dy konventave të OKB-së të nënshkruara edhe nga shteti grek janë shkelur me të dyja këmbët në rastin e tragjedisë çame.

“Do e nis me dy Konventa të OKB; Konventën për parandalimin dhe dënimin e krimeve te Gjenocidit 1945 dhe Konventën për Krimet e luftës 1968.

Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare dhe kanë firmosur në të dyja këto Konventa. Në to përcaktohen qartë detyrimet e shteteve anëtare për të zbardhur dhe dënuar çdo formë të krimeve të luftës dhe ato të spastrimit të një etnie, race apo grupimi tjetër. Në to përcaktohen edhe mosamnistimi, sepse janë vepra me pasoja të rënda për njerëzimin, ndaj kjo çështje nuk është tabu, duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe të zbardhim njëherë e përgjithmonë çdo vrer e krim mes nesh, sepse e vërteta dhe vetëm e vërteta do krijojë mes nesh atë energji pozitive që do çlironte marrëdhëniet tona. Sepse, e vërteta dhe vetëm ajo do çlironte shtetin fqinj nga demonët e të shkuarës”, tha më tej deputetja e PDIU.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549