INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjeni ndryshimin: Dhurata Dora dhe mamaja e saj, dy pika uji!

Gjeni ndryshimin: Dhurata Dora dhe mamaja e saj, dy pika uji!

Publikuar më: 17:09 21-03-2016

Në rast se ju duket ndonëherë sikur keni hasur Dhurata Dorën, por nuk jeni të sigurt për këtë fakt, fare mirë mund të keni parë mamanë e saj Teutën.

Kjo pasi zonja Murturi duket se i ka dhënë praktikisht gjithçka vajzës së saj për sa i përket pamjes. Në një foto të publikuar në Instagram, Dhurata është shfaqur përkrah mamasë së saj për t’i uruar ditëlindjeh dhe për të shprehur gjithë dashurinë që ndjen për të. Megjithatë na u desh të kërkonim në rrjetet sociale të Teutës për të vërtetuar se ajo kishte sot ditëlindjen, pasi në pamje të parë na krijoi përshtypjen se Dhurata ishte bashkuar me motrën e madhe për të uruar nënën e tyre. Ja pra që mbishkrimi i saj nuk gënjeu, por as vitet duket se nuk kalojnë për disa njerëz. Mamaja e këngëtares 23 vjeçare është padyshim një prej tyre dhe nëse Dhurata është fatlume mjaftueshëm, nuk do të ketë trashëguar nga mami vetëm bukurinë që gëzon sot.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666