INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjeni një dhomë! Zbuloni çiftin qe nuk u përmbajt dot me puthje as ne tapetin e kuq

Gjeni një dhomë! Zbuloni çiftin qe nuk u përmbajt dot me puthje as ne tapetin e kuq

Publikuar më: 14:55 03-05-2016

Ne nuk e dimë se çfarë mendon Anna Wintour ,që është edhe drejtuesja e eventit, për shfaqjen e afeksionit në publik në Met Gala, por aktorja Zoe Saldana i ka harruar të gjitha, teksa i jepte të puthura pasionante bashkëshortit të saj në tapetin e kuq.

Dhe deri diku i japim të drejtë duke parë burrin italian të Zoe, Marco Peregoni. Tërheqës apo jo? Por përveç  puthjeve të nxehta, në këtë event elegant, aktorja i ka habitur të gjithë edhe me fustanin e veçantë me bisht të gjatë Dolce & Gabanna. Shpresojmë që ta ketë mbushur çantën (që e mban i shoqi) plot buzëkuqe sepse me siguri do t’i nevojiten pas atyre puthjeve të shkëmbyera nën blicin e aparateve.

Article Logic
Execution time: 0.0048270225524902