Snapchati i ka bërë të gjithë për vete dhe në këtë listë nuk mungojnë as emra të njohur për publikun.
Kështu, ia dilni dot të gjeni se cilët janë këto dy personazhe që po argëtohen duke shtrembëruar fytyrat e tyre? Bëhet fjalë për Julka Gramon dhe Arjon Muçën të cilët duket se nuk e kishin mendje tek puna në ambjentet e Energy Radio. Ishte Julka ajo që e ka postuar videon simpatike në profilin e saj Insta, me mbishkrimin nuk ka rëndësi çfarë themi, por sa të bukur jeni”. Dhe për bukuri duhet thënë që nuk kanë të sharë. Meritë e Snapchatit natyrisht.