Dikur kishte shikimin e përhumbur të një fëmije të vogël por tani duket se ka objektiva të qarta.
Kjo foto daton në vitin 2000, kur Seldi ishte ende një djalë i vogël. Duket se këngëtari është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me të gjithë foton që shihni.
Rikujtojmë se ai sapo ka publikuar këngën me titull “So Leht” në bashkëpunim me këngëtaren Doruntina. Theksi kosovar ka injektuar edhe Seldin me sa duket por mund të themi se kënga është tepër e këndshme. Shohim si do të ecë në ditët në vijim…