Ndoshta hera e fundit kur ky personazh është shfaqur kaq delikat...
Natyrisht kjo ka ndodhur vetëm kur ka qenë fëmijë, pasi në të gjithë mënyrat e tjera që kemi parë Kastro Zizon ka qenë shumë ekspresiv dhe jo aq i ndrojtur sa në foto. Personazhi i njohur i botës së spektaklit ka postuar një imazh të pazakontë në Instagram, ashtu siç nuk besojmë se e kishim parë ndonjëherë Kastron. Me çfarë tregon ai vetë në mbishkrim, është viti 1984 kur diltë në foto në krahët e babait si një vogëlush i zakonshëm. Postimi i tij nuk është vetëm për nostalgji, por edhe për të nderuar figurën e babait, të cilën me ç’thotë ai ndodh “ta harrojmë pak”. Dhe meqë ra fjala, as ne nuk e dinim që Kastro ishte kaq “i lashtë”!