Vitet kanë kaluar për djaloshin në të djathtë, i cili ka zëvendësuar atletet e sheshta me takat e futbollit.
Taka të cila kanë marrë rrugën për në Francë pasi bëhet fjalë për “shqiptarin” e dy vëllezërve Xhaka. Taulanti postoi këtë foto throwback në profilin e tij të Instagram ku ndau me fansat imazhin e tij fëmijënor. Megjithëse është e dukshme që ka kaluar mbi një dekade e gjysëm që nga shkrepja e kësaj fotoje, përsëri nuk është e vështirë të njohësh mesfushorin e kombëtares sonë.