E gjeni dot?
Dy gëzime në një ditë! Kjo vajzë që shihni në foto sot feston 27-vjetorin e lindjes, por paska edhe një ngjarje tjetër për të festuar. Bëhet fjalë për Almeda Abazin e cila uroi veten për ditëlindje me një foto nga fëmijëria e saj dhe një foto nga martesa duke qenë se ditën e sotme feston edhe 2-vjetorin e martesës me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
“Gëzuar ditëlindjen për mua dhe gëzuar 2-vjetorin e martesës për ne, dashuria Tolgahan Sayisman”, shkruan Almeda në mbishkrimin e fotos në Instagram.
Ish-Missi shqiptar dhe Tolga shumë shpejt do të bëhen prindër e Almeda na ka mbajtur të përditësuar me të rejat nga shtatzënia e saj.