Safet Gjici nuk mund ta kishte menduar kurrë se do të pësonte pesë gola ndaj Torpedo Kutaisit.
Para ndeshjes akuzoi për racizëm gjeorgjianët, ndërsa mendoi se problemet e krijuara do të karikonin edhe më tepër ekipin.
Por president ii klubit Safet Gjici nuk pranoi të jepte asnjë koment lidhur me këtë degjenerim që pësoi skuadra e tij.
Burime pranë tij tregojnë se zhgënjimi ka qenë aq i madh, sa që menjëherë pasi ka përfunduar ndeshja, nuk ka dashur të takojë askënd nga skuadra.