INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat e papritura që të ndodhin kur bëhesh 30 vjeç

Gjërat e papritura që të ndodhin kur bëhesh 30 vjeç

Publikuar më: 18:24 05-01-2016
Kur ne jemi fëmijë mezi presim të rritemi  dhe të marrim vendimet  tona, por sapo afrohemi të kapim të 30-tat nuk na pëlqen më ky fakt. Disa prej nesh mendon se mosha është thjesht një numër, por le të shohim se çfarë thonë ekspertët.
 
1-Ju nuk dëshironi të qëndroni  jashtë  pas orës 21.00
Duke qëndruar jashtë gjithë natën tingëllon më shumë si një kërcënim sesa një  mundësi  për   të kaluar kohë të mirë. Nëse e keni patur mundësinë të qëndroni për jetë nate, tani ka ardhur  koha  të mos rrezikoni, pasi nuk e përbaloni më si dikur.
 
2-Nuk mund të hani çdo gjë
Nëse metabolizmi i trupit tuaj, vite më parë ka qenë më i mirë, tani nuk është më njësoj. Duhet të mendoheni mirë, përpara se të konsumoni ushqime me kalori, pasi pesha e trupit nuk do jetë si do dëshironit. Kujdes!
 
3-Preferoni  lokale   të qeta
Gjëja e parë që shikoni  kur zgjidhni sesi  të kaloni kohën tuaj të lirë, është  nëse ka qetësi apo jo. Dikur nëse lokali nuk kishte zhurmë, apo lëvizje nuk ju dukej ide e mirë të shkonit. Shijet kanë ndryshuar!
 
4-Të mos bësh asnjë plan për fundjavën
Të qëndruarit në shtëpi shtrirë duke mos bërë asgjë, ndonjëherë është zgjidhja më e mirë. Planet e shumta që keni bërë dikur, tani nuk janë më. Nuk i   dedikoheni më  plotësisht miqve tuaj. Më mirë të pushoni për qejfin tuaj!
 
5- Presion për të krijuar familje
Kur arrin në një moshë të caktuar, të gjithë të  kërkojnë t’i mendosh gjërat më seriozisht. Edhe nëse jeni në një lidhje, njerëzit do ju shtyjnë që patjetjër mos të mendoni më për aventura. S’keni më kohë!
Article Logic
Execution time: 0.0020821094512939