INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat kryesore që na duhen për të marrë një qenush

Gjërat kryesore që na duhen për të marrë një qenush

Publikuar më: 10:45 17-07-2016


1. Qafore dhe litar. Përkatesisht gjithësecili ka shijet e veta, por është e rëndësishme që ta mësoni qenin tuaj me ndjesinë e një qaforeje.

Mund të zgjidhni dhe një trupore, por nuk këshillohet për qen shumë të mëdhenj dhe mund ta përdorni për sa kohë qeni juaj është i vogël që të mos rrezikoni t’i vrisni qafën.
2. Një krevat. Sa më i madh të jetë krevati, aq më mirë. Duhet të keni parasysh që krevati të jetë sa më i rehatshëm dhe i ngrohtë që të jetë e mundur, një vend ku qeni juaj të ndihet i sigurtë.
3. Tasat për ushqim dhe për ujë. Pavarsisht se të gjithë në shtëpi mund të kenë tasa, më mirë është të merrni tasa enkas për qen. Përdorni tasa metalikë pasi janë të thjeshtë për t’u larë dhe qenushi nuk i ngatërron për lodra.
4. Ushqim. Këshillohuni gjithmonë me veterinerin para se të zgjidhni ushqimin për qenin tuaj në varësi të rracës dhe madhësisë së tij. Merrini dhe disa snack për t’i dhënë zemër atij kur bën veprime të mira ose për ta stërvitur.
5. Paisje për mirëmbajte. Edhe për këtë është e rëndësishme të këshilloheni me veterinerin. Çdo qen ka qime dhe lëkurë të veçantë, kështu që është shumë e rëndësishme të zgjidhni një shampo që nuk i dëmton ato.
6. Lodra. Nëse nuk doni që orenditë tuaja personale të kthehen në lodrën e re të qenit tuaj atëherë bëni mirë t’i blini atij lodra. I keni blerë lodra qenit tuaj dhe ai vazhdon të luajë me sendet tuaja? Ndoshta ai është duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen tuaj. Lodrat s’janë vetëm për qenin, janë edhe për ju.
7. Identifikim. Sa më shpejt ta çoni qenin te veterineri aq më mirë është. Përveç vaksinave të nevojshme ai/ajo do të pajiset me një pasaportë për identifikim dhe nëse dëshironi mund t’i vendosni edhe një mikroçip për lokalizimin e tij që të mos rrezikoni ta humbisni atë.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488