INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat po bëhen serioze, Kendall Jenner në një romancë me reperin e njohur? [FOTO]

Gjërat po bëhen serioze, Kendall Jenner në një romancë me reperin e njohur? [FOTO]

Publikuar më: 19:52 12-12-2016

Kendall Jenner dhe reperi A$AP Rocky, çdo ditë e më shumë janë duke nxitur thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre. Ata janë parë duke shkuar për darkë së bashku në Nobu, dhe sado që u përpoqën për të qëndruar larg kamerave, nuk ia dolën. Fotografët u treguan të shpejtë, dhe i fotografuan ata teksa qëndronin afër ndërkohë që po shkonin në restorant. Kendall dukej shumë sportive me një xhaketë ushtarake dhe pantallona të zeza, ndërkoë që reperi me një xhaketë varsity dhe pantallona të errëta.

Ata nuk eshtë se bënë ndonjë gjë të madhe, por fakti që nuk është hera e parë që darkojnë së bashku, na le të kuptojmë se diçka serioze po ndodh mes tyre. Para disa ditësh, më saktësisht me 2 dhjetor, bukuroshja amerikane dhe A$AP Rocky, janë parë duke dalë bashkë nga një klub nate, dhe për më tepër janë parë shumë komodë në shoqërinë e njëri-tjetrin në ditëlindjen e Dj Khaled! Tani le të presim deri sa gjërat të bëhen zyrtare.            

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932