INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që bëjmë gabim kur lahemi [FOTOVIDEO]

Gjërat që bëjmë gabim kur lahemi [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 11:33 16-09-2016

Disa njerëz bëjnë dush çdo ditë , disa të tjerë më rrallë por a është kjo e drejtë? A ka një mënyrë të saktë për përdorimin e shampos dhe scrubit?

Dermatologu Dr Derek Chan u përgjigjet pyetjeve të rëndësishme për dushin.

Ne të gjithë e bëjmë atë.Por mesa duket kërkon aftësi edhe bërja e dushit, ndryshe nga sa mund ta kishit menduar.

Nëse jeni duke kërcyer nën ujë apo duke bërë hedhje për së larti për të shijuar larjen, duhet të dini që ka disa rregulla për tu mbajtur mend në mënyrë që të mbroni flokët dhe  lëkurën tuaj.  

A duhet të bëni  dush çdo ditë ? Po mënyra si duhen larë flokët ? Dhe a ia vlejnë të blihen xhelërat dhe shampot e shtrenjta?

Dr Derek V Chan , ka një linjë  kozmetike me bazë në Nju Jork  gjithashtu është edhe dermatolog mjekësor. Ai  është këtu për t'iu përgjigjur pyetjeve kryesore:

 

Sa shpesh duhet bërë dush ?

Unë i rekomandoj pacientët të bëjnë dush një herë në ditë.

Nëse keni ekzemë , patjetër duhet ta lyeni me krem  hidratues brenda pesë minutave pas  daljes nga dushi. Kjo mund të ndihmojë lëkurën të ruajë lagështinë .

Sa i nxehtë duhet të jetë  dushi?

Uji kur bëni dush duhet të jetë aq i nxehtë sa ju të ndiheni mirë. Por në përgjithësi dushet e ngrohtë janë më të mirë se sa dushet e nxehtë.

Duke përdorur ujë shumë të nxehtë mund të zvogëlojë lagështinë e lëkurës dhe  mban shumë larg lubrifikantët natyrore e lëkurës .

Plus , në temperatura e ujit mbi 49 gradë , vetëm një dush pesë minuta mund të rezultojë me një të djegur  të shkallës së tretë , kështu që është e rëndësishme për të kontrolluar temperaturën e ujit .

Një temperaturë prej 43  gradësh ose më e ulët,  është e rekomanduar në përgjithësi .

Si duhet t’i lani flokët?

Për shumicën e shampove, rekomandohet që të masazhohet lëkura e kokës dhe shampoja të qëndrojë në kokë për 5 minuta. Për shampot mjekësore, si ato që përdoren për zbokth, ai zakonisht iu rekomandon pacientëve që ta lënë atë në scalp nga 3 deri në 5 minuta.

Çfarë duhet të dimë rreth sapunëve të vaskave dhe xhelërave të dushit?

Kjo është disi një zgjedhje personale  dhe varet nga lëkura juaj. Nëse keni lëkurë të ndjeshme  duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Disa njerëz mund të preferojnë aromën e livandos ose eukaliptit  dhe të jenë të gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për këtë .

Megjithatë, nëse keni lëkurë të ndjeshme , është e rëndësishme që të rrinë me sapun më të qetë dhe të butë,  të tilla si: Dove Ëhite Beauty Bar , Dove Sensitive Skin Body Ëash , ose Vanicream Bar .

Ajo që duhet të dimë për pastruesit e fytyrës

Pastrimi i lëkurës së fytyrës mund të jetë kthyer në një process  rutinë për çdokënd nga ju. Por ndonjëherë kjo mund të ndikojë negativisht duke ndikuar në daljen e puçrrave dhe duke bllokuar poret e fytyrës. Një pastrim i thellë i fytyrë, s 1-2 herë në javë mund të jetë i mjaftueshëm.

Puçrrat në fytyrën tuaj  shpesh janë rezultat i përdorimit të këtyre pastruesve të fytyrës.

Si duhet ta thani trupin tuaj?

Unë rekomandoj që pas dushit ta thani trupin me një peshqir të butë.

….dhe një këshillë ekstra….

Mos shtrydhni puçrrat!

Shtrydhja e tyre mund të shkaktojë dëme të lëkurës dhe më pas do të detyroheni që të kërkoni proçedura më të shtrenjta në përpjekje për të zbutur dëmin që keni shkaktuar.

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626