INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që burri yt do të donte t'i bëje më rrallë apo asnjëherë…

Gjërat që burri yt do të donte t'i bëje më rrallë apo asnjëherë…

Publikuar më: 17:27 02-09-2020

Njerëzit shpesh thonë se martesa është e vështirë.


Çiftet ballafaqohen me tension midis angazhimit dhe vetë-përmbushjes, stres midis pikëpamjes moderne të martesës jo vetëm si një “lidhje emocionale”, por një “bashkim ekonomik”. Së fundmi, tensioni gjithashtu lind kur ndodhin mosmarrëveshje ose konflikte mes bashkëshortëve. Por, çfarë mund të bëni?

Këtu janë disa gjëra që burri yt do të donte që ti mos ti bëje…

Të bazoni pritjet tuaja romantike në filmat romantik;


Filmat romantik nuk janë real. Dhe prandaj burrat do të donin që partnered e tyre të mos bënin krahasime mes jetës së tyre në cift dhe këtyre komedive romantike, pasi që janë standarde pothuajse të paarritshme dhe jo-reale.

Të talleni me emocionet e tij;

Askush nuk duhet të tallet për emocionet që ka. Por ndonjëherë ne harrojmë që edhe burrat mund të ndihen të lënduar, dhe si reagojmë ne në këtë situatë ka shumë rëndësi.

Të merrni mendimin e tij për një grua tjetër;

Të gjithë e kemi bërë këtë ndonjëherë, por sipas terapistëve të cifteve, burrat nuk e pëlqejnë këtë pyetje. Sepse sipas të gjitha gjasave, ata tashmë e kanë lokalizuar një grua të bukur në dhomë, dhe për shkak të respektit mundohen të mos shikojnë.


Të thoni “duhet të flasim”;

Shpehja “Ne duhet të flasim” mund të kthehet në dicka të frikshme për burrin, pasi që ai do ta kuptojë që dicka nuk është në rregull duke krijuar kështu një distancim mes jush.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209