INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që i kuptojnë vetëm vëllezëritmotrat me diferencë të madhe moshe mes tyre

Gjërat që i kuptojnë vetëm vëllezëritmotrat me diferencë të madhe moshe mes tyre

Publikuar më: 16:36 16-02-2017

E keni fajësuar ndonjëherë motrën apo vëllanë tuaj? Vërtet, kur keni diferencë të madhe moshe me jeni  gjithnjë paksa të hutuar.

Pjesa më e madhe e vëllezërve dhe motrave nuk kanë shumë diferencë në moshë. Kjo do të thotë se ata e përjetojnë bashkë çdo gjë. Por në raste kur vëllai është shumë më i madh se ju, atëherë jeni gjatë gjithë kohës në faza të ndryshme të jetës. Kjo patjetër e ndryshon marrëdhënien tuaj….por në një  mënyrë të mirë.

Këtu janë disa nga gjërat që vetëm vëllezërit dhe motrat me diferencë të madhe moshe i kuptojnë:

1.E trajtoni vëllanë apo motrën tuaj si kukull

E mbani mend kur ata ishin të vegjël dhe ju mund t’i vishnit  ashtu siç donit, pa ju thënë ata asgjë? Epo…nuk mund ta bëni më këtë.

2.Ju gjithmonë e dini kuptimin e fjalës së tyre të tyre në zhargon

“On fleek”  ngjason si një dërdëllisje për ju derisa vëllaimotra juaj e vogël ua shpjegon se çfarë do të thotë.

3.Nuk ziheni kurrë sepse nuk ka asgjë për t’u zënë

Nuk vishni të njëjta rroba, nuk keni interesa të njëjta apo nuk pëlqeni të njëjtët persona.

 

4.Është vërtet vështirë të shihni televizor bashkë

Duke u rritur është goxha e vështirë për të gjetur një shfaqje të cilën mund ta shikoni bashkë. Përshembull, zgjedhjet tuaja  mund të ishin “Teletubbies” (mjaft të mërzitshëm për një të rritur) dhe  “Gossip Girl” (i cili është totalisht i papërshtatshëm për moshën e vogël)

5.Jepni këshilla të vlefshme

Sepse jeni aq të mëdhenj sa për t’i dhënë vëllalit apo motrës së vogël një këshillë të vlefshme në vend që ta marë nga miqtë. Ju gjithmonë do ta mbështesni nëjri-tjetrin pa marrë parasysh hendekun e madh të moshës që mund të keni.

6.Ju mund t’i bëni prindërit tuaj të turpërohen

Dhe ata mund të turpërohen vërtet sa herë që nuk i kuptojnë trendet tuaja të reja dhe gjatë gjithë kohës janë në përpjekje për t’iu kuptur të dyve njëkohësisht.

Na vjen keq mami dhe babi: ju kurrë nuk do të mund ta kuptoni.

7.Do t’iu duhet t’i dëgjoni shpesh shprehjet ‘Sa i vjetër je’’ apo ‘’Sa i vogël je’

Motra ime e vogël më ka quajtur shpesh gjyshe dhe unë kur dëgjoj për party-t që bëen më shkollën, kam shumë nostalgji. Por pavarësisht këtyre ngacmimeve që bëni, ju nuk mund të jetoni pa njër-tjetrin.

8.Ju ndiheni vërtet mirë në këtë distancë moshe

kjo sepse njëri prej jush është gjithmonë larg  me shkollë dhe ju mund të mbeteni në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe pse nuk është e lehtë, kjo  ju ndihmon ta mbani afër njëri-tjetrin.

9.Nuk veproni kurrë sipas moshës suaj

Nëse jeni më të mëdhenj në moshë, do të keni gjithmonë një avantazh. Dhe e gjitha kjo në sajë të një vëllai ose motre më të vogël që ju ndihmon të mos e merrni jetën shumë seriozisht.

Nga ana tjetër, nëse jeni më i vogël, motra apo vëllai juaj më i madh gjithmonë ju ka ndihmuar t’i shikoni gjërat në mënyrë më të pjekur.

10.Ju keni historinë më të mirë të adoleshencë së motrës apo vëllait tuaj

Ju kujtohet kur ishit vëllai apo motra më e madhe sepse gjithmonë ishit duke u përpjekur  për ta ndihmuar vëllanë apo motrën tuaj për të “lundruar” në botën e tmerrshme si të jesh i ri?

Si përfundim, keni histori të mrekullueshme të njëri-tjetrit duke u rritur.

11.Ju jeni shumë protektivëmbrojtës

Nëse dikush përpiqet të mërzisë apo t’i bëjë keq vëllaitmotrës suaj , ju ktheheni në një mbrotjës të rëndësishëm për ta.

12.Pavarësisht të gjitha viteve diference në moshë,  jeni miqtë më të mirë

Diferenca në moshë vetëm sa ju afron akoma më shumë me njëri-tjetrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273