INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që meshkujt duhet të dinë për femrat

Gjërat që meshkujt duhet të dinë për femrat

Publikuar më: 18:51 23-02-2016
Femrat dhe meshkujt gjithmonë  kanë  pasur, kanë  dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si  i shohin gjërat.

Ekspertët ju sugjerojnë disa këshilla, se çfarë duhet të dinë meshkujt në lidhje me botëkuptimin e femrave.
 
1. Femrat nuk i detyrojnë meshkujt për asgjë
Femrat duan që meshkujt t’i përkushtohen dhe t’i japin  ngrohtësi. Në rast se kjo gjë nuk realizohet nga meshkujt, ato nuk luftojnë pra t’i detyrojnë të sillen ndryshe. Femrat në shumicën e rasteve janë pranuese të situatës.
 
2. Refuzon në mënyrë të sjellshme
Meshkujt duhet të kuptojnë që kur një femre, nuk  i pëlqen një mashkull, ajo e refuzon në mënyrë të sjellshme. Shpeshherë kjo gjë keqkuptohet nga meshkujt, të cilët mendojnë se ndoshta duhet të provojnë sërish për ta bërë për vete. 
 
3. Femrat mund të jenë të zgjuara sa meshkujt
Meshkujt e kanë të vështirë ta pranojnë faktin se një femrër ndoshta është më e aftë  se ata. Një femër mund të jetë në një pozicion të rëndësishëm pune, edhe pse në shumicën e kohës gjykohen se këto punë nuk i meritojnë.
 
4. Meshkujt nuk duhet të presin gjithmonë  kujdesin e femrës
Meshkujt  përkëdhelen në shumicën e rasteve, për faktin se femrat janë gjithmonë aty për t’u kujdesur për ta. Kur mamaja e tyre nuk është aty, meshkujt mendojnë se femrat e kanë për detyrë të tregojnë kujdes ndaj tyre.
 
5. Femrat nuk përpiqen të nënvlerësojnë meshkujt
Barazia gjinore dhe feminizmi  nuk janë për të ofenduar meshkujt. Femrat  nuk duhet të vrasin mendjen se ç’duhet të bëjnë që të duken mirë në sytë e shoqërisë. Ato thjesht sillen ashtu si janë dhe nuk cënojnë kreanarinë e mashkullit.
Article Logic
Execution time: 0.00376296043396