INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rastet kur një femër nuk duhet të kërkojë falje

Rastet kur një femër nuk duhet të kërkojë falje

Publikuar më: 11:17 31-03-2016
Të kërkosh falje është një nga gjërat  më normale.
Në disa raste të kërkosh falje nuk është gjëja e duhur që mund të bëni. Në këtë artikull, ekspertët kanë specifikuar rastet ku femrat nuk duhet të kërkojnë falje.
 
1. Çfarë po hani 
Ju ndodh të konsumoni edhe ushqime, të cilat kanë më shumë kalori, por kjo nuk do të thotë se patjetër duhet të justifikoheni te të tjerët.  Dëshira për të ruajtur linjat trupore, ju bën të ndiheni fajtore për atë që po konsumoni, por harrojeni fajin, shijojeni ushqimin tuaj.
 
2. Si dukeni nga pamja e jashtme
Në rastet që ju duhet të dilni më herët nga shtëpia dhe nuk keni bërë tualet, apo nuk jeni veshur mirë justifikoheni te të tjerët. Nuk është e nevojshme të shpjegoni gjithmonë situatat që ndodheni, fundja ju mbani përgjegjësi për pamjen tuaj të jashtme.
 
3. Shtëpia juaj nuk është në kushtet më të mira
Kur ju duhet të ftoni dikë në shtëpi, filloni të shqetësoheni se çfarë mendon tjetri për gjendjen e vendit ku jetoni.  Të tjerët janë të  lirë të mendojnë çfarë të duan, mos e vrisni mendjen, mjafton që ju të jeni të kënaqur me shtëpinë tuaj.
 
4. Jeni plot me ndjenja
Femrat, ndryshe nga mehskujt thuhet se janë më emocionale. Fakti që ndjeshmërinë e kanë më të zhvilluar, nuk do të thotë se duhet ta fshehin këtë gjë. Të jesh e ndjeshme është diçka e mirë.
 
5. E dashuroni punën tuaj
Ta duash punën është një ndër gjërat më të mrekullueshme që mund t'i ndodhë dikujt. Frika e opinionit të tjerëve, për karrierën tuaj bën që femrat ta fshehin këtë kënaqësi që kanë për punën e tyre.
 
Article Logic
Execution time: 0.0021741390228271