INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që një grua nuk duhet t’i bëjë kurrë për një burrë...

Gjërat që një grua nuk duhet t’i bëjë kurrë për një burrë...

Publikuar më: 10:46 19-07-2019

Pavarësisht se sa e doni mashkullin tuaj, ka gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë për të. Sidoqoftë, është e vërtetë që kur biem në dashuri ne tentojmë ta kënaqim shumë partnerin, por kjo nuk do të thotë të ndryshosh për të.

Më poshtë janë disa gjëra që një grua kurrë nuk duhet t’i bëjë për një burrë:

Të ndryshosh mënyrën e të veshurit

Shumë shpesh partneri ju lavdëron për mënyrën tuaj të veshjes dhe kjo gjithashtu mund të japë kënaqësi, por kur bën komente negative, kjo shkakton pakënaqësi dhe në vend që t’ju ndihmojë, ju fut në paranojë. Asnjëherë mos ndryshoni mënyrën se si ju visheni për dikë, nëse doni ta bëni, duhet ta bëni kryesisht për veten tuaj.

Të ndryshosh sjelljen

Nëse mënyra juaj e të sjellurit e shqetëson partnerin do të thotë se ai me të vërtetë ju vlerëson për atë që jeni. Është një gabim i zakonshëm që bëhet kur një marrëdhënie është në fazat fillestare, por nuk ka asgjë më të gabuar.

Të largosh gjërat që të bëjnë të lumtur

Edhe nëse jeni shumë të dashuruara dhe mendoni se nuk mund të jetoni pa partnerin tuaj, nuk është kështu. Një marrëdhënie nuk do të thotë që ekziston vetëm ai, gjithashtu do të thotë të kesh një hapësirë lirie për të kultivuar hobi dhe të për të menduar për veten.

Të braktisni miqtë tuaj

Shumë njerëz, pas takimit me partnerin braktisin miqtë e tyre. Por marrëdhënia mund të përfundojë, një miqësi jo. Miqësitë janë të rëndësishme dhe nuk duhet të përdoren vetëm kur është e volitshme.

Të bësh gjëra kundër vullnetit

Asnjëherë mos bëni asgjë që nuk dëshironi t’i bëni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Bëni gjërat që vërtet ndieni dhe jo atë që ai dëshiron.

Askush nuk është një ekspert në dashuri dhe askush nuk ka lindur duke e ditur se çfarë është ajo. Mësoni të bëni atë që është e drejtë dhe të dalloni çfarë nuk është. Këto që kemi renditur më sipër, janë gabime të zakonshme që mund të kryeni, por mos ndryshoni veten për të kënaqur një partner të mundshëm, i cili ndoshta nuk ka interesa të tjera, përveç se të bëjë që ju të ndryshoni. Jini vetvetja, nëse është i duhuri, do t’ju pranojë me meritat dhe dobësitë tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715