INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që nuk duhet t’i thoni  partnerit para martese

Gjërat që nuk duhet t’i thoni partnerit para martese

Publikuar më: 11:25 03-05-2016
Një çift përpara se të martohet, duhet të ketë kujdes me bisedat jo të përshtatshme.
Ekspertët  kanë dhënë këshilla në lidhje me gjërat që nuk duhet t’i thoni njëri-tjetrit sidomos përpara se të martoheni.
 
1. Ku jeton partnerja që ka pasur
Kjo pyetje nuk duhet  bërë, sepse tregon se ju intereson e kaluara e tij dhe dëshironi të dini më shumë. Përderisa i përket së kaluarës, nuk ka më rëndësi për të. Kini më shumë vetbesim!
 
2. Si do i ndani punët e shtëpisë
Një çift para se të marrë këtë vendim, e ka idenë si do i ndajë gjërat në shtëpi. Të jetuarit bashkë, është provë sa shumë e doni njëri-tjetrin dhe sa dëshironi të jetoni bashkë. Mos i bëni gjërat me imponim, por mundohuni të gjeni  një mënyrë të përshtatshme për t’i ndarë gjërat.
 
3. Sa do jenë të përfshirë në martesë prindërit e partnerit
Prindërit e partnerit kanë rëndësinë e tyre në martesë dhe nuk duhet të diskutoni  sa duhet të jenë të përfshirë në  jetën tuaj.
 
4. Cilat duhet të jenë prioritetet
Përderisa  jeni në  prag martese, ju e njihni mirë njëri-tjetrin. Nuk është e nevojshme t’ia shprehni  më shumë gjërat që  kanë më shumë rëndësi për ju.
 
5. Mos diskutoni për shoqërinë e tij
Ndoshta ju nuk i pëlqeni disa prej miqve të tij, por nuk është momenti  i duhur , për t’i vënë kushte. Koha do tregojë çdo gjë, prisni!
 
Article Logic
Execution time: 0.003180980682373