INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që nuk i dinit për martesën e Celine Dion [FOTO]

Gjërat që nuk i dinit për martesën e Celine Dion [FOTO]

Publikuar më: 14:42 24-06-2016

Celine takoi Rene kur ajo ishte 12 vjeç

Gjatë asaj kohe, vëllai i saj i kishte nisur Rene-së,  që ishte producent i suksesshëm në muzike në Kanada, regjistrimin e këngës së saj të parë me magnetofon në shtëpi. "Ce n'était qu'un rêve" ("It Was Only But a Dream"). Pais dëgjoi këngën, Angelil e solli Celinen në studio që ta dëgjonte live. Që nga ai moment Angelil kuptoi se kishte të bënte me një yll të ardshëm në muzikë aq sa la peng shtëpinë për të lancuar karrierën e Celinës dhe e menaxhoi atë deri në fund. “Në moshën 17, 18 vjecare, ndienjat e mia për të filluan të ndryshonin.Nisa ta shihja ndryshe” thotë Celine. Ata dolën me njëri-tjetrin ndërsa Dion ishte 19 kurse Angelil, 45 vjeç.

  

Ata pritën 5 vjet përpara se ta bënin marrëdhënien e tyre publike

"Kisha frikë se çfarë do të mendonin të tjerët” tha Angélil për revistën People në 1994.Ishte Celine ajo që e nxiti ta zbulonte sekretin. “Kur je e dashuruar, ti do t’ia ulërasësh këtë gjithë botës” tha ajo. Lidhja u bë zyrtarisht publike në 1994 falë një mesazhi të shkruar ë coverin e diskut të platintë të Dion.,“The Colour of My Love”. Ata u martuan në 17 dhjetor të po atij viti.

Mamaja e Celinës nuk donte që ata të martoheshin

Në 2013, Dion pranoi se mamaja e saj, tani 88 vjeçare, ishte kundra lidhjes së tyre për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të dështuara të Rene-se. “Kur i thashë që Ajo u përpoq me të gjitha mënyrat të më largonte nga ai. Unë isha e inatosur në fillim por ajo provoi të më bënte të kuptoja që ky burrë që e kishte provuar martesën dy herë më parë dhe kishte edhe 3 fëmijë, nuk ishte i përgjegjshëm. Unë dua princin e duhur për ty” është shprehur Celine. Më pas ajo tha se e gjithë familja ishte dahuruar me Angélil dhe mamaja nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta pranonte lidhjen e tyre.

Dasma e tyre ishte çmendurisht ekstravagante

Kur dasma u zhvillua në Bazilikën “Notre-Dame”, shumë menduan se bëhej fjalë për një familje mbretërore. Ceremonia u transmetua në televizionin kombëtar kanadez. Fustani që mbante Celine, u desh 1000 orë që të realizohej me një bisht 20 m të gjatë.

Po aq ekstravagante ishte edhe shtëpia e tyre

Nga shumë shtëpitë që Dion dhe Angélil kanë zotëruar bashkë, asnjë nuk ishte më ekstravagante se prona e tyre në Florida. Në 2014, shtëpia luksoze doli në shitje për 72 milion dollarë. Të përfshira në cmim ishin, 3 pishina, një fushë golfi dhe një park uji. Sepse nëse ju bëni aq para sa ka Dion, pse nuk do të zontëronit edhe një park uji?!

Ishte Rene që bindi Celinën të këndonte “My Heart Will Go On”

Kënga fituese e Oskarit, mbetet më e suksesshmja e karrierës 20 vjecare të Celinës. Megjithatë pot ë mos ishte për të shoqin, ajo mund të mos e kishte registrar kurrë atë. “Nuk doja ta këndoja këngën në fillim. Nuk më pëlqente. Plus kisha bërë një këngë edhe për një film tjetër më parë që kishte rezultuar shumë e suksesshme dhe kisha frikë se po luanim me fatin.  Rëne më tha të bënim vetëm një demo njëherë dhe pastaj të shohim. Dhe u bë.

Angelil u akuzua për sulm seksual 

Në 2002, Angélil u padit nga Yun Kyeong Sung Kwon, që pretendonte se ishte sulmuar seksualisht nga Angelil, gjatë një incidenti në Las Vegas. Muzikanti e mohoi absolutisht dhe me të drejtë pasi rezultoi që kishte qenë e gjitha e instruktuar.

Ata patën vështirësi në ngjizjen e fëmijëve

Ata e ngjizën djalin e parë,  René-Charles përmes fekondimit in-vitro. Cifti provoi një tjetër ngjizje në 201 por e humbën fëmijën gjatë një aborti. “Kjo është jeta” tha Celine për  Oprah Ëinfrey në 2010. "Kemi provuar 4 herë të ngjizim një tjetër fëmijë dhe po tentojmë akoma. Jemi në përpjekjen e 5 dhe nëse 5-a është numri im me fat, kjo përpjekje duhet të sjellë dicka” tha ajo me humor. Cifti më në fund ngjizi djem binjakë, Eddy dhe Nelson të cilët lindën në 23 tetor, 2010.

Shëndeti i Rene-së e torturoi martesën e tyre

Shëndeti i luhatshëm i Angélil, ishte një problem për një pjesë të mirë të martesës së tyre. Ai u diagnostifikua me kancer në 1999. Si pasojë , Dion zgjodhi të shkëputej 2 vjet nga karriera për t’i qëndruar pranë. Në 2014, ajo shtyu  disa turne duke thënë se donte ti kushtonte gjithë forcën dhe energjinë shërimit të bashkortit. Në 2015, Dion tha për  Good Morning America se shëndeti i tij ishte përkeqësuar aq sa i duhej ta ushqente vetë 3 herë në ditë. “Ai ka një tub për ta ushqyer dhe unë e ushqej vetë 3 herë në ditë”.

Martesa e tyre nuk ishte gjithmonë perfekte

Gjatë një interviste për Vegas Deluxe në 2013, Dion zbuloi se martesa e saj më shumë se 20 vjeçare, nuk kishte qenë gjithnjë e shtruar me flori. “Rene dhe unë kemi atur problemet tona.  Ka patur edhe tension mes nesh. Nuk është kurrë e lehtë të jesh burrë e grua, shtoji kësaj edhe faktin që jemi bashkë në biznes, të menaxhosh gjithë atë presion, koncerte turne, udhëtime do të thotë shumë punë”. Së fundi martesa e tyre ishte shpëtuar falë një mikeshe  të Dion që i dha këngëtares disa këshilla të nevojshme. “Ajo më mësoi shumë për kuptimin e vërtetë të komunikimit, mënyrën e duhur se si duhej komunikuar” tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0042121410369873