INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që ti nuk e di, por të bëjnë seksi

Gjërat që ti nuk e di, por të bëjnë seksi

Publikuar më: 11:46 14-07-2017

Çfarë të bën më shumë tërheqëse te seksi tjetër? Janë flokët, sytë, apo këmbët?

Pamja e jashtme është gjëja e parë që na shkon në mendje, por ato nuk janë absolutisht cilësitë e vetme që tërheqin. Humori, të qenit pak e çuditshme dhe guximi gjithashtu rankohen lart në forcën tërheqëse dhe kemi shkencën që na mbështet. Kështu nëse do të dish çfarë po kërkon djali që të intereson, zbrit poshtë për të parë disa veçori që në mënyrë të papritur për ju, janë seksi.

Nëse do të rendisje veçoritë e tua më tërheqëse, të dhënat fizike të shkrepin në mendje të parat, apo jo? Por sikur të të thonin që të jesh e këndshme dhe me humor është më e dëshirueshme te seksi tjetër? Mund të mos duket sikur me këtë, bëhesh “sexy” në atë kohë, por humori është pabesueshmërisht ngacmues dhe studimet shkencore e mbështesin gjithashtu këtë përfundim. Një studim në këtë fushë ka vërtetuar që grave meshkujt me humor iu duken sexy sepse është shenjë e inteligjencës. Ka një lajm të mirë për gjithë burrat pa humor kudo që janë, që na shpie në këshillën tjetër…

Je një person që të pëlqen të përshtatesh, apo të pëlqen të jesh e ndryshme dhe krenare për ekscentrizmin tënd? Sipas një studimi të drejtuar nga psikologu Matthew Hornsey nga Universiteti i Queensland, si burrat dhe gratë preferojnë “partnerë romantikë jokonformistë”. Ky studim bie në kontradiktë me “idenë e përgjithshme që burrat preferojnë gra që binden, modeste, të nënshtruara dhe që bien dakord me gjithçka”. Kështu që vazhdo të ecësh me hapat e daulles tënde, sepse je shumë seksi kështu.

Dihet që grave, meshkujt me humor iu duken më tërheqës, por sipas një studimi të Universitetit të British Columbia-s, shkencëtarët i kanë nxjerrë “djemtë e lumtur më pak tërheqës sesa ata që dinë të sillen ose të djemtë e ndjeshëm”. Pjesëmarrëset femra në eksperiment, i klasifikuan dukshëm imazhet e burrave të qeshur dhe të lumtur si më pak tërheqës dhe preferuan ata që dukeshin “krenarë dhe të fuqishëm, ose pak të trishtuar dhe të ndrojtur”. Mirë, kjo na ndihmonë të spjegojmë sharmin universal të “djalit të keq” dhe pse femrat tërhiqen nga të trishtuarit James Dean-at dhe Edward Cullens-at e botës, por para se të flasësh për këtë studim, duhet të kesh parasysh që ky studim është bazuar në “përshtypjen e parë që kanë bërë imazhet te seksi tjetër”, thotë Alec Beall, i diplomuar për psikologji në UBC dhe një nga autorët e studimit. “Ne nuk i pyetëm pjesëmarrësit nëse këto tipare do ta bënin një të dashur apo bashkëshorte të mirë, ne donim reagimin e tyre instinktiv mbi tërheqjen seksuale.”

Të kesh kurajo do të thotë të kesh “aftësinë të bësh diçka që të tremb” dhe dëshirën për t’u përballur me pasigurinë. Kjo nuk është e thjeshtë, por ky emocion i fuqishëm mund të të bëjë më sexy. Specialisti i markave dhe profesor i USC Jeetendr Sehdev ka pyetur 10,000 burra dhe gra nga Azia dhe Australia se çfarë e bën dikë sexy. Rezultatet, e publikuara në revistën Glamour, nxirrnin që 75 % të përgjigjedhënësve mendonin që “kurajoja kishte më shumë rëndësi sesa vetëbesimi” sepse ajo “shfaqte defektet e dikujt në një dritë pozitive duke i bërë ata më të afërt.”

Ne e dimë tashmë që takat rrisin koeficinetin tënd të pamjes, por shkenca thotë që ato të bëjnë edhe më seksi. Sipas një studimi në revistën Archives of Sexual Behavior dhe publikuar te Time, takat e larta rrisin joshjen e grave. Në tre eksperimente të veçanta, Nicolas Guéguen nga departamenti i sjelljes sociale të Universitetit të Bretagne, veshi gratë franceze me kostume të njëjta të zeza me një fund të drejtë dhe këmishë të bardhë. Ndryshimi i vetëm ishin këpucët e tyre. Studimi gjeti që burrat ishin më të ndërgjegjshëm ndaj grave dhe i ndihmonin më shumë ato me taka të larta krahasuar me gratë me këpucë të sheshta. Kur një grua rrëzoi dorashkën në një eksperiment, “95% e burrave shkuan pas grave kur ato ishin me taka, për t’u dhënë dorashkën, në vend të 62% të atyre që shkuan kur gruaja ishte e veshur me këpucë të sheshta.”

Ke menduar ndonjëherë t’i thuash djalit që ke qejf si ndihesh? Është një nga gjërat më të lehta, por personi mund të mos e dijë që ti je e interesuar për të, atëherë në ç’mënyrë do bashkoheshit?

Epo, ndoshta është koha për të mbledhur forcat. Dr. Aron përmend atë që Nicholas Boothman ka shkruar te “How to Make Someone Fall in Love With You in 90 Minutes or Less”, “Pritshmëria e subjekteve që personi tjetër do i pëlqejë kishte një efekt të madh. Nëse pyet për përvojat e rënies në dashuri, mbi 90% do të thonë që një faktor i rëndësishëm ka qenë kur kanë zbuluar që tjetri i pëlqente.” Të luash rolin e së vështirës, nuk është absolutisht mënyra e duhur.

Takimet e para janë nervashkatërruese dhe, në shumicën e herëve, të sikletshme pë pjesën më të madhe. Megjithatë, ka një mënyrë për ta bërë një përvojë më të qetë dhe për të hapur një bisedë të gjallë. Sipas Sam Gosling, autor i Snoop, “Shkëmbimi i informacionit emocional, personal gjatë bisedës së takimit të parë nxit ndjenja më të forta afrimi”.

Trego disa sekrete herës tjetër. Mund të gjendesh brenda një përqafimi nga ana tjetër e tavolinës.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721