INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen si kryetar i Sfidës

Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen si kryetar i Sfidës

Publikuar më: 11:43 28-06-2017

Drejtuesi i partisë politike Sfida, Gjergj Bojaxhi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force duke marr përsipër të gjitha përgjegjësit.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook

Postimi


“Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.

Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje përgjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje.

Për rrjedhojë shpall dorëheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.

Së treti, kam bindjen që vetëm një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfrit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.

Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbështetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.

Unë do jem çdo ditë me Sfidën në çdo nismë të saj dhe ky nuk është një mesazh dobësie por force e demokracisë së brendshme që kemi ndërtuar.

Sfida sapo ka filluar! BASHKË MUNDET”, ka shkruar Bojaxhi në profilin e tij në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0026521682739258