INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gjergji i Kastriotëve”, ekspozita në nder të Heroit Kombëtar[FOTO]

“Gjergji i Kastriotëve”, ekspozita në nder të Heroit Kombëtar[FOTO]

Publikuar më: 14:12 27-02-2018

“Gjergji i Kastriotëve” është ekspozita më e fundit në nder të një prej figurave më të shquara të kombit tonë që është Skënderbeu. Një ekspozitë e veçantë dhe e bukur pasi përmban 17 vepra arti nga 17 artistë të ndryshëm që i përshtaten dhe i dedikohen Skënderbeut, jetës së tij, veprat dhe çdo lloj gjëje tjetër.

“Ne erdhëm në një mënyrë tjetër, duke dashur që të dalim pak nga ato thonëjzat që kemi krijuar që është Skënderbeu mbi kalë, portreti dhe asgjë tjetër më shumë. Ekspozita mbart 17 punime arti, të cilët janë munduar të sjellin me një formë më të bukur dhe më moderne Gjergjin e Kastriotëve”- tha Daniela Malile, organizatore e ekspozitës në intervistën për IN Tv.

Kjo ekspozitë e artit pamor krijoi një bashkëpunim të ngushtë me vetë qendrën për të organizuar një aktivitet artistik në Vitin e Skenderbeut, ku organizon Daniela Malile dhe kuron Ila Selo. Ekspozita është e ndërtuar nga zhanera dhe teknika te ndryshme të artit pamor, si skulptur, vizatim, pikturë, video art, art dixhital dhe më gjerë.

Artisti ka qenë i lirë të shpreh emocionin dhe imagjinatën e tij drejt një figure mjaft të rëndësishme për popullin shqiptar. Pra, figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
“Ideja për realizimin e ekspozitës ishte nga Qendra Rinore e Tiranës të cilët ma transmetuan mua si ide, ku më pas unë e mora përsipër që ta organizoja. Të bësh bashkë 17 artistë të ndryshëm ishte shumë e vështirë por me vullnet nuk ka asgjë që nuk realizohet. Koha ishte presioni më i madh, pasi kisha një periudhë të shkurtër”- shtoi më tej organizatorja Malile.

Krijimet e 20 artistëve jane mjaft kreative dhe vertetë mbresëlënëse ku ka shumllojshmëri idesh që vijnë nga imazhi historik, luftëtar, jeta, dhe mbi të gjitha luhet edhe simbolika mes asaj që jemi dhe asaj qe heroi ynë ka luftuar.

Sipas organizatores, qëllimi i ekspozitës është që ky organizim të shërbejë për të rinjtë si një formë sensibilizimi, pasi po e zbehin atë historinë e vendit të tyre, si dhe ta hapnim në nder të Skënderbeut pasi ky vit quhet ndryshe edhe si viti i Skënderbeut.

Në fund znj. Malile dha një mesazh ku thekson se : “Njerëzit duhet ta shijojnë më shumë artin, sidomos të rinjtë, të dinë ta vlerësojnë më shumë artin pasi vjen duke u zbehur dhe ky është një mesazh i fortë”
Ekspozita “Gjergji i Kastriotëve” zhvillohet me datë 26-27-28 shkurt 2018 në ambjentet e Qendrës Rinore të Tiranës.

WhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.15.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.20.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.19.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.24.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.23.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.22.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.21.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.21_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.15_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.19_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.18_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.17.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.17_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-27_at_14.29.16.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104