INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjerman “sundon” gurpin C, Anglia bën detyrën ndaj Lituanise [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 27-03-2017

Gjermania dhe Anglia hodhën një hap tjetër drejt Botërorit 2018 duke kryesuar në grupet respektive.

Kampionët e botës shkatërruan 4-1 Azerbajxhanin në Baku, duke marë fitoren e pestë në po kaq ndeshje duke kryesur grupin C me 15 pikë. Dy herë Schurrle, Muller dhe Gomez ishin autorët e golave për gjermanët, ndërsa Nazarov barazoi përkohësisht rezultatin për vendasit, në minutën e 31-të.

Republika Çeke regjistroi suksesin e lehtë 6-0 në fushën e San Marinos duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve.

Në grupin F , Anglia ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Lituanisë. Tre Luanët luajtën një ndeshje të kënaqshme duke marrë edhe një rezultat të mirë. Jermain Defoe ishte njeriu që zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë. Jamie Vardy vulosi pjesën e dytë për ta çuar Anglinë në kuotën e 13 pikëve, 4 më shumë se Sllovakia që u imponua 2-1 në transfertën e Maltës.

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869