INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermanët do të ndyshojë pamjen dhe kushtet në Qytet Studenti…

Gjermanët do të ndyshojë pamjen dhe kushtet në Qytet Studenti…

Publikuar më: 14:05 21-04-2016

Studentët duhet të jenë disi më të kënaqur, pasi disa nga nevoja e tyre nw ambjentet e akomodimit do të plotësohen falë një gandi prej 4.5 milion euro të dhënë enkas nga qeveria Gjermania për Qytetin Studentin.

Marrëveshja është finalizuar dhe mban firmat e Ministrit tw Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe Ambasadorit Gjerman, Hellmut Hoffman. Ambjenete do të rinovohen gjithjë duke iu referuar parimeve të efiçencës së energjisë.

Hoffman tha se financimi i këtij projekti është një premtim i mbajtur i  kancelares, Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë, në 2015.

Fjala e ambasadorit:

“Bëhet fjalë për një grant të palës gjermane, pra jo për një kredi. Gjermania ka një përvojë të konsiderueshme në rinovimin e ndërtesave me eficencë energjie, qoftë lidhur me teknologjitë, qoftë përsa i përket financimit përmes KfË-së. Konsumi i energjisë do të reduktohet dukshëm- Buxheti i Shtetit do të jetë më pak i ngarkuar dhe klima do të mbrohet. Rinovimi i të gjithë Qytetit Studenti, sigurisht, do të kërkojë shumë më tepër mjete financiare. Në fund të Majit, Gjermania dhe Shqipëria do të diskutojnë nëse më tej do të mund të merren në konsideratë kredi të buta për këtë qëllim. Eksperti i KfË ka nisur që tani me inspektimin e 5 konvikteve”.

Article Logic
Execution time: 0.0029559135437012