Napoli do të luajë ditën e enjte përballë ekipit gjerman të Leipzig. Një sfidë e vështirë për itaianët ku duhet të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë ku u mposhtën 1-3 në shtëpinë e tyre.
Pavarsisht kësaj skuadra e Leipzig ka vendosur një masë të jashtëzakonshme që napolitanët të ndihen sa më mirë. Ata kanë vendosur që të ndërtojnë një zonë speciale në dhomën e zhveshjes së miqve e cila do ta lejojë teknikun Sarri të pijë duhan. Një dhomë tre metra e gjerë dhe dy metra e lartë do të vendoset brenda në stadium për ti plotësuar sa më mirë kushtet për ekipin italian.
Tashmë Sarri i ka të gjitha kushtet e duhura për të tentuar një fitore dhe ajo çfarë është më e rëndësishme një kualifikim në raundin tjetër të Uefa Europa League.