INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermanët nuk preferojnë të investojnë në Shqipëri. Ja arsyet…

Gjermanët nuk preferojnë të investojnë në Shqipëri. Ja arsyet…

Publikuar më: 12:04 12-04-2016

Shqipëria nuk është më në vëmëndjen e gjermanëve për të investuar. Nga anketimi i kryer nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në 20 vende nga Europa Lindore dhe Juglindore, Shqipëria renditet e parafundit, e 19-ta dhe le pas vetëm Kosovën.
Dhoma Gjermane, ka prezantura një vëzhgim për ecurinë ekonomike të vitit 2016 në Shqipëri, rezultoi se 56 % e bizneseve të anketuara e vlerësojnë situatën negative.
Vihet re një situatë më e përkeqësuar se një vit më parë, pasi në 2015 vetëm 47 % e tyre kishin ndjesi negative.

Gjithësesi shpresa vdes e fundit, ndaj anketimi tregoi, se sa i përket të ardhmes, bizneset shpresojnë se situate do të përmirësohet.
Për këtë vit vetëm 5 % e të anketuarve e vlerësojnë “mirë” situatën ekonomike, kurse një viti më parë këtë vlerësim e kishin 19 % e bizneseve.

Sipas Monitor, Kreu i Dhomës Gjermane, Anette Kasten ka deklaruar se pika kryesore, ku ka nevojë për përmirësim situata në vendin tonë është forcimi i shtetit të së drejtës.

Ndërsa rekomandimet që kjo dhomë ka dhënë për përmirësimin e klimës në vendin tonë janë:


-    Personeli i qëndrueshëm: nevojiten persona kontakti që kanë vite që punojnë në sektor. Sipas vëzhgimeve, në rajon personat e kontaktit nuk ndryshojnë.
-    Shkëmbimi në nivel ministror: Është një pikë shumë e mirë, por duhet që edhe specialistët të kenë zë.
-    Shteti i së drejtës dhe taksat: Bizneset gjermane mendojnë se firmat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047