INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermanët promovojnë Shqipërinë. Ngutuni ta vizitoni! [FOTO]

Gjermanët promovojnë Shqipërinë. Ngutuni ta vizitoni! [FOTO]

Publikuar më: 14:56 24-06-2018
Një tjetër media e huaj i ka kushtuar hapësirë të veçantë Shqipërisë. Potenciali  turistik i vendit tonë për gazetën Gjermane ’Die Welt’  është i duhuri për pushime ku ajo i fton të gjithë të shijojnë  rivierën joniane.
‘’Të gjithë turistët  duhet ta vizitojnë Shqipërinë turistike, një ndër destinacionet ende të pa zbuluara mirë në Mesdhe’’ shkruhet në këtë artikull.
Gazeta gjermane u sugjeron turistëve që të nguten të vizitojnë Shqipërinë, ku mund të gjenden ende vende të paprekura, pasi në këtë rajon ka plane të mëdha për të ardhmen. Gazeta thotë se në Shqipëri mund të bësh turizëm të qëndrueshëm dhe një vjeçar. Rivera e jugut është mbresëlënëse, ka shumë pushues, por asnjëherë mbipopullim.
Reportazhi fillimisht flet për Vlorën, duke e cilësuar si qytetin që ka pësuar ndryshime dhe po shton ndërtimet dhe godinat, ndërsa pamja më e bukur ku duket bregdeti, është Maja e Llogorasë.
"Nga kjo pikë e lartë malore, mund të shikoni plazhe dhe gjire, qyteza të vogla me ullinj, kisha ortodokse prej guri dhe në horizont dallohet ishulli grek i Korfuzit. Përballë është jugu, bregdeti  i virgjër dhe të mrekullueshëm" shkruan gazeta.
Për Lukovën, shkruhet se në bregdet ka shumë pak varka dhe nuk ka vend ankorimi. Shtëpitë e vetmuara janë të kapura në kodër, ndërsa disa familje flasin greqisht.
Dhërmiu përshkruhet si një vend ku betoni për shtëpitë, apartamentet dhe shërbimet si bar restorante dhe hotelet kanë zënë vendet e gurëve të vjetër. Himara është një qendër turistike ku mund të shijosh freskinë në mbrumeje buzë detit.
Ndërsa për investimet në turizëm, në artikull thuhet se qeveria po e sheh turizmin si burim kryesor  të të ardhurave, duke u fokusuar tek investimet e huaja. 
 diwelt_ok_-_Copy.jpg
alida_tur_oper.jpg
 
Article Logic
Execution time: 0.003648042678833