Katër persona janë arrestuar, pasi akuzohet se po planifikonin sulme terroriste në Gjermani. Mësohet se këta persona, me origjinë siriane dyshohet se po planifikonin sulme në qytetin e Dyseldorfit.
Prej kohësh vendet evropiane janë vënë në alarm të sulmeve terroriste, kryesisht nga ekstremistë të Shtetit Islamik. Një ngjarje e rëndë tronditi vitin e kaluar kryeqytetin francez, Parisin, ku humbën jetën 129 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Ndërkohë, një tjetër sulm terrorist ndodhi në Bruksel, ndërsa humbën jetën 34 persona.