INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, banda shqiptare kapet me 900 mijë euro drogë

Gjermani, banda shqiptare kapet me 900 mijë euro drogë

Publikuar më: 16:36 20-06-2018
6 shqiptarë të moshave nga 19 deri në 32 vjeç kanë rënë në pranga pasi janë kapur me një sasi prej 105 kg marijuanë. Policia gjermane në Drezden dhe në Hanover sipas gazetës gjermane "Bilnd", e ka kapur drogën të hënën në mëngjes, por sot u dhanë detajet  nga prokuroria e Hannoverit, e cila ka zhvilluar kontrolle në 7 ambiente të kryeqytetit dhe në qytetin Laatzen. Droga e sekuestruar kap shifrën e 900 mijë eurove në tregun me pakicë. Policët arrestuan fillimisht gjashtë persona dhe gjetën një sasi prej 105 kg marihuanë në një apartament në Laatzen, duke e konfiskuar atë. Përveç kësaj, hetuesit sekuestruan telefona të ndryshëm celularë, karta sim, një shkop, disa thika, 12,000 euro dhe 65 gram kokainë. Për të 6 personat  vendoset sot masa e sigurisë nga gjykata, ndërsa ndaj një 23- vjeçari kishte një urdhër dëbimi. "Bild" shkruan se droga ishte e vendosur në kuti të mëdha kartoni në apartament, ndërsa tregtarët nuk u shqetësuan shumë për ta fshehur atë. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488