INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, hiqen nga tregu çokollatat “Mars” dhe “Snickers”

Gjermani, hiqen nga tregu çokollatat “Mars” dhe “Snickers”

Publikuar më: 15:38 23-02-2016

Prodhuesi amerikan i çokollatave, “Mars Inc” njoftoi se produktet “Mars” dhe “Snickers” do të tërhiqen nga tregu në Gjermani, pasi në to janë gjetur mbetje plastike.

“Po përpiqemi të shmangim konsumin e këtyre produkteve nga personat që i kanë blerë”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të kompanisë në Gjermani.

Tërheqja nga tregu do të përfshijë edhe produkte si “Milky Way Minis” dhe “Miniatures” si dhe produkte të tjera me datë skadence nga 19 qershori 2016 deri në 8 janar 2017, shkruan agjencia e lajmeve "Reuters".

Nuk bëhet e ditur se sa është volumi i mallit të tërhequr nga tregu dhe as impakti financiar që do të ketë ky vendim.

Article Logic
Execution time: 0.003486156463623