INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani i verbër i hap “derën” shqiptarit, i cili i ofronte prostituta dhe më pas e grabit! Ngjarja përfundon në dyert e gjykatës…

Gjermani i verbër i hap “derën” shqiptarit, i cili i ofronte prostituta dhe më pas e grabit! Ngjarja përfundon në dyert e gjykatës…

Publikuar më: 12:29 19-02-2016

Një i moshuar gjerman i verbër, 89-vjeçar Herbert T. është njohur me një shqiptari 42-vjeçar E. M dhe ky i fundit i është prezantuar se është nipi i Günter Jauch”-ut, moderatorit të famshëm gjerman të kuizit më të madh evropian, “Kush do të bëhet milioner”. Që në fillim e mashtroi dhe duke përfituar nga fakti që gjermani ishte i verbër e shoqëroi për në shtëpi.
Blid shkruan se gradualisht i shqiptari fitoi aq shumë besim sa filloi të banonte tek I moshuari dhe filloi ti siguron pastruese, madje edhe prostituta. Por besimi i tepërt bëri që 42 vjeçari shqiptar të abuzonte duke përdorur katrat e bankave të plakut dhe kur e kuptoi ai e denocoi.
Para trupit gjykues, Enveri i quajtur në Gjermani Ton Jauch me qëllim për të justifikuar vjedhjet e parave ka pohuar se kanë qenë rreth 100 prostituta, që ai ia ka dërguar plakut. Gjë që nuk u mohua plotësisisht nga Herbert T. Ai ka pranuar se ka pasur, por jo aq shumë, por vetëm 2 prostituta dhe se të dyja i ka paguar vetë me 25 euro. Tony, ka shtuar gjermani, e ka dërguar edhe në bordel në Frankfurt, por nuk i ka pëlqyer, pasi në fakt kërkonte një grua për të jetuar me të.
“Sidoqoftë, Tony ka ditur gjatë tërë kohës se ku t’i gjendte kartat e bankës të plakut dhe ka bërë me to çfarë ka dashur. Ka marrë herë 50, herë 2000 euro nga banka dhe ka blerë atë që ka dëshiruar.”- ka sqaruar Herbert T. Gjithsej është konstatuar se shqiptari ka përvetësuar 37 mijë e 152 Euro. Gjykata pas disa seancave vendosi, që shqiptari të dënohej me tre vjet burg për mashtrim.

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293