INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, marrëveshje historike mes sindikatave dhe politikës, 28 orë punë në javë

Gjermani, marrëveshje historike mes sindikatave dhe politikës, 28 orë punë në javë

Publikuar më: 12:52 07-02-2018

Një lajm i rëndësishëm vjen së fundmi nga Gjermania, ku kryetari i sindikatës së mekanikëve ka arritur një marrëveshje historike me landin e “Baden Wuerttenberg”.

Pothuajse 900 mijë të punësuar në sektorin metalurgjik dhe elektrik tashmë mund ta mbyllin javën me 28 orë punë.

E gjithë nisma është ndërrmarë për ti dhënë mundësi të punësuarve për tu kujdesur për fëmijët dhe të moshuarit. Duke marrë parasysh të drejtat e punës çdo punëtor ka të drejtë të kërkoj një reduktim të orarit të punës në 28 orë për një periudhë nga 6 deri në 24 muaj.

Pas kësaj periudhe të punësuarit janë të detyruar ti rikthehen normës javore prej 35 orë punë.

Kryetari i sindikatës ka rënë dakord gjithashtu me landin “Baden Wuerttenberg” për punëtorët që zgjedhin të punojnë me orar të reduktuar mund të kenë në dispozicion edhe 8 ditë pushime nëse dëshirojnë dhe do të ketë një rritje të nivelit mesatar të pagës me 4,3%.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439