INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, në pranga 3 persona, kishin në plan të kryenin sulm me bombë

Gjermani, në pranga 3 persona, kishin në plan të kryenin sulm me bombë

Publikuar më: 10:41 30-01-2019

Policia gjermane ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm me bombë. Në pranga u vunë tre personat me origjinë irakiane në Dithmarschen, në shtetin verior të Schleswig-Holstein.

Një zëdhënëse e policisë federale të Gjermanisë, Daniela Kiss, konfirmoi se oficerët ishin të përfshirë në një operacion së bashku me policinë e shtetit. Prokurorët federalë gjermanë, të cilët nuk mund të konfirmojnë menjëherë raportet, janë përgjegjës për hetimin e krimeve të rënda, përfshirë terrorizmin.

Spiegel Online raporton se personat, të identifikuar si Shahin F., Hersh S. dhe Rauf S., dëshironin të përdorin fishekzjarrë për të ndërtuar një eksploziv dhe kishin urdhëruar një detonator nga Britania.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916