8 të vdekur dhe 150 të plagosur është bilanci tragjik i përplasjes së dy trenave me pasagjerë në Gjermani.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Policia Federale, vëtm pak kohë pas aksidentit tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në Bad Aibling, një qytet rreth 60 km në jug lindje të Mynihut.
Njëri prej trenave doli nga shinat dhe disa vagonë janë përmbysur informojnë mediat gjermane.
Shërbimet e emergjencave dhe helikopterët e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Nuk dihet saktësisht shkaku i përplasjes por përmes një postimi në Twitter policia e Bavarisë thotë se janë të paktën 100 të plagosur.
Janë mbyllur të gjithë rrugët që të çojnë drejt vendit ku ndodhi aksidenti gjithashtu edhe linjë hekurudhore ku ndodhi aksidenti.