INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, refugjatët djegin Kampin sepse nuk i zgjuan për syfyr

Gjermani, refugjatët djegin Kampin sepse nuk i zgjuan për syfyr

Publikuar më: 15:07 09-06-2016

Kampi i refugjatëve në qytetin perëndimor të Dusseldorf, Gjermani është përfshirë nga flakët të martën. Kanë qenë vetë emigrantët ata që i kanë vënë zjarrin kapmit pasi pretendojnë se janë mërzitur se nuk kanë marrë alarmin e zgjimit për mëngjesin e Ramazanit, ose siç njihet ndryshe syfyr.

Sipas shërbimeve të emergjencës, 25 persona janë helmuar nga tymi, ndërkohë policia ka nisur një hetim të plotë për zjarrvënien, mes pretendimeve se një dyshek është lagur me lëng djegës dhe më pas i është vënë flaka.

Sipas gazetës gjermane “Express”, dy marokenë që jetonin në këtë kamp janë shprehur se “personeli i sigurisë iraniane qëllimisht nuk i kishte zgjuar ata në kohën e duhur në mëngjes, që të respektonin Ramazanin”. Po sipas kësaj gazete, më pas dy marokenët së bashku me të tjerë kanë planifikuar që të vinin zjarrin.

Ndërsa dëshmitarët janë shprehur se ka pasur tensione të përsëritura midis besimtarëve të feve të ndryshme. “Gjatë kësaj kohe të Ramazanit, një grup tha që të ndryshonte oraret e të ngrënit, ndërsa një tjetër grup tha që të vazhdonin po njësoj”, është shprehur Ralf Herrenbrueck, zëdhënës për shërbimin e prokurorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342