Një ngjarje e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjermani. Më shumë se 40 persona janë lënduar pas goditjes së rrufesë në festivalin e “Rock am Ring” që mbahet në Gjermaninë Perëndimore. Organizatorët kanë bërë të ditur se disa persona janë lënduar rëndë. Ky është një nga festivalet më të njohur për muzikën rok.
Ngjarja ka ndodhur të premten vonë në mbrëmje, kur dhjetëra mijëra njerëz ishin duke ndjekur festivalin e muzikës rok, që mbahet në ish Bazën Ajrore Mendig, pranë kufirit me Belgjikën, ose rreth 96 kilometra (60 milje) në veriperëndim të Frankfurtit.