Një krater 10 metra i thellë është shfaqur në një fushë në Gjermaninë Qendrore. Krateri dyshohet se u shkaktua nga një bombë e Luftës së Dytë Botërore, që shpërtheu në mesnatë.
Policia njoftoi se krateri u zbulua të dielën pasdite në afërsi të Limburg-ut dhe se nuk kishte asnjë indikacion nëse ajo ishte shkaktuar nga makineritë bujqësore ose mjete të tjera.
Banorët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në orët e hershme të së dielës. Sipas policisë, nuk kishte pasur ndonjë të lënduar nga shpërthimi.
CNN raporton se policia tha se forma e kraterit ka ndihmuar ekspertët e pastrimit të eksplozivëve për të konfirmuar se është krijuar nga një bombë.
Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, bombat e pashpërthyera ende janë prezente në Gjermani.