INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani-Shqipëri 30 vite miqësi. Deputeti gjerman: Negociatat të vështira dhe të gjata

Gjermani-Shqipëri 30 vite miqësi. Deputeti gjerman: Negociatat të vështira dhe të gjata

Publikuar më: 13:23 02-06-2018
Gjermania kërkon që Shqipëria të vijojë reformat pavarësisht mbështetjes së dhënë për hapjen e negociatave me BE-në. Deputeti gjerman, anëtar i partisë së Merkel dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri kërkuan që të ecet përpara sidomos me reformën në drejtësi.
Gjatë një pritje të organizuar nga grupi i Partisë Socialiste me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, deputeti i Bundenstagut tha se Gjermania nuk do të bëjë kurrë gabimet e së shkuarës e të pranojë vende që nuk janë gati.
 
Olav Gutting: "Më lejoni të jem shumë i sinqertë me ju. Unë mendoj se ju e meritoni hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Por edhe mua më duhet të them që akoma nuk është vendosur asgjë. Mos u mërzitni e as mos u dekurajoni nga debatet tona të brendshme në lidhje me këtë. Kjo nuk ka aspak të bëjë me ju dhe nuk do të thotë aspak që ne nuk vlerësojmë dhe respektojmë kurajon tuaj për reforma, arritjet tuaja të qëndrueshme në të gjitha fushat, si dhe mbi të gjitha reformën e shquar në drejtësi. Negociatat do të jenë të vështira dhe të gjata. Ne nuk do të përsërisim kurrë më gabimin e të shkuarës për pranimin e anëtarëve të rinj, të cilët nuk janë ende gati".
 
Suzane Scultz: "Shqipëria është në rrugën drejt BE si rezultat i punës së kryer për të përmbushur prioritet.Progresi në reformën në drejtësi,lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk kanë rëndësi vetëm për shqiptarët, por edhe për investitorët gjerman apo evropian që duan të investojnë këtu"
 
Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Gjermania është një aleate e rëndësishme, por zërat kundër janë krijuar si pasojë e akuzave të ngritura nga opozita.
Balla: "Ndoshta për shkak se beson më shumë mikun tonë, kryetarin e opozitës sesa raportin e progresit të Komisionit Europian. Megjithatë unë jam tërësisht i bindur që Shqipëria ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse në Bundenstag."
 
 
Olav_Gutting.jpg  gjermani.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775