Një person ka sulmuar me tërbim më shumë se 20 persona me një sëpatë në një tren në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se kanë mbetur 21 persona të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në një linjë treni në qytetin Wurzburg, në jug të Gjermanisë. Menjëherë polica ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka mbyllur linjën Wurzburg-Heidingsfeld dhe ka qëlluar për vdekje agresorin. Ende nuk ka informacione në lidhje me shkaqet e sulmit, dhe identitetin e autorit.