INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania arreston të dyshuarin për terrorizëm

Gjermania arreston të dyshuarin për terrorizëm

Publikuar më: 08:05 10-10-2016

Autoritetet gjermane thanë se pas disa orësh kërkime, mundën që të arrestojnë personin në fjalë në qytetin e Lajpcigut. Policia gjermane bëri me dije se mundi të arrestojë një të dyshuar që besohet se po përgatiste një sulm me bombë.

I dyshuari është identifikuar si refugjati sirian Jaber al-Bakr, fotoja dhe emri i të cilit u bënë publikë që para arrestimit, ndërsa policia kreu një operacion në një apartament në afërsi të qytetit Çemnitz, të shtunën. Më pas, hetuesit publikuan të dhënat e të dyshuarit duke kërkuar ndihmën e publikut për arrestimin e tij.

Gjatë kontrolleve në banesë, u gjetën sasi të konsiderueshme eksplozivi të paqëndrueshëm. Ndërsa kjo sasi u largua nga banesa për t’u shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, 100 banorë u evakuuan nga blloku i apartamenteve.

Mediat gjermane bënë me dije se tre persona të tjerë kanë rënë gjithashtu në pranga, pasi dyshohet se kanë pasur lidhje me Jaber al-Bakr dhe mund ta kenë ndihmuar në planin e tij. Policia gjermane është treguar e kursyer në detaje për shkak të hetimit që vazhdon, por, sipas mediave, i dyshuari ishte në hapat finalë të komplotit të tij terrorist dhe autoritetet nuk mund të prisnin, pasi ai duhej ndalur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619