INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania ‘bordello’, më e madhe e Europës, punonjëset e seksit edhe nga Shqipëria

Gjermania ‘bordello’, më e madhe e Europës, punonjëset e seksit edhe nga Shqipëria

Publikuar më: 08:56 06-04-2019

Prestigjozja franceze “Le Point” ka botuar së fundmi një artikull, ku ka publikuar shifra tronditëse lidhur me tregun e prostitucionit në Evropë. Sipas ‘Le Point” Gjermania është ‘bordello’ më e madhe në Evropë me 3500 shtëpi publike, nga të cilat 500 janë vetëm në Berlin. Ndërkohë që në Gjermani ka 400 mijë prostituta.

Përgjithësisht sipas medias franceze, punonjëset vijnë kryesisht nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, apo Nigeria, ku shumica nuk kanë dokumente të rregullta.
“3500. Ky është numri i bordellove ligjorë. Midis tyre, vetëm 500 në Berlin, sipas vlerësimeve të shoqatës Erotik Gewerbe Deutschland (UEGD), shoqata që përfaqëson interesat e sektorit. Në rreth pesëmbëdhjetë vjet, Gjermania është bërë tregu më i madh i bordellove dhe prostitucionit. Ky “sektor” gjeneroi në 2013 një xhiro vjetore prej 14.5 miliardë euro, tre ose katër herë më shumë se përpara hyrjes në fuqi në vitin 2002 të ligjit që legalizon prostitucionin. Rreth 400,000 prostituta – dhe një milion klientë – janë regjistruar në të gjithë vendin. Përtej Rinit, punëtoret e seksit janë kryesisht emigrante, pa dokumente dhe të sapo ardhura nga Evropa Lindore (“Shqipëria”) dhe Nigeria. Një shumicë e madhe e tyre janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, si në dhomat e jetesës dhe në rrugë ku krimi i organizuar është i përhapur”, shkruan ‘Le Point’.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562