INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania del kundër botërori me 40 skuadra

Gjermania del kundër botërori me 40 skuadra

Publikuar më: 08:33 04-10-2016

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv paralajmëroi rënien e vlerave sportive dhe kualitetit nëse diçka e tillë do të ndodhë për turneun në fjalë. Fushata e suksesshme e Infantinos premtonte një Botëror me 40 ekipe, dhe ky propozim do të diskutohet në samitin e Zyrihut këtë muaj.

“Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se në terma afatgjatë do të vuajmë në pikëpamjen e cilësisë. Nuk duhet të mbingarkojmë turneun me kaq shumë ekipe, pasi nuk mendoj është ide e mirë të ulim vlerat sportive”, tha Joakim Lëv.

“Jogi” mendon të njëjtën gjë edhe për zgjerimin e Europianit nga 16 në 24 ekipe. “Mendoj se 24 kombëtare janë shumë për këtë turne pasi ndonjëherë ke ndjesinë sikur nuk i bën mirë futbollit. Cilësia cenohet edhe në këtë rast”, tha trajneri i Gjermanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336