INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://www.youtube.com/watch?v=9abQbWRrAgQ

Gjermania dhe Anglia kualifikohen në “Rusi 2018” [VIDEO]

Publikuar më: 07:56 06-10-2017

Gjermania dhe Anglia i bashkohen Belgjikës, duke e ngjitur kështu në tre numrin e përfaqësueseve të kualifikuara nga Kontinenti i Vjetër, për në botërorin e ardhshëm. Pak a shumë pritej nga të gjithë dhe cështja e kualifikimit për këto dy vende për në fazën finale të Rusi 2018 thjesht sa u shty për një muaj.

Gjermania është e vetmja skuadër që grumbullon 27 pikë pas 9 ndeshjeve të para, në këto eliminatore, ndërkaq për Irlandën e Veriut ngushtoi diferencën Magennis në sekondat e fundit të shtesës duke vulosur përfundimisht rezultatin 3-1.

Anglia fitoi me Slloveninë me rezultatin 1-0. Anglia siguroi kualifikimin e gjashtë radhazi për në finalet e një Kupe Bote. Skocia për momentin pozicionohet në vendin e dytë me 17 pikë, 2 më tepër sesa Sllovakia, gjithsesi ditën e dielë Sllovakia pret Maltën ndërsa ekipi i Strachan duhet patjetër të fitojë në Slloveni.

Në grupin C u luajtën thjesht për statistika dy ndeshjet e tjera, ku Norvegjia e Lars Lagerback mundi thellë 8-0 modestët e San Marinos,ndërsa në takimin tjetër Republika Ceke fitoi 3 pikë pa shumë vlerë brenda në Azerbajxhan. Kopic zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, Izmailov barazoi nga pika e bardhë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Barak i dha fitoren ekipit të tij 24′ para fundit.

Në Grupin E Polonia shpartalloi 6-1 në Yerevan Armeninë, ku iu mjafton një pikë, për të garantuar pjesëmarrjen në botërorin e ardhshëm. Robert Lewandowski u ngjit në kuotën 15 të golave ndërsa në total ai arriti në 50 gola duke u bërë goleadori më i mirë në historinë e Polonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334