IN SPORT
Gjermania dhe Polonia me të njëjtin marsh, fitojnë nga 1-0 [VIDEO]

Gjermania dhe Polonia me të njëjtin marsh, fitojnë nga 1-0 [VIDEO]

Publikuar më: 20:03 21-06-2016

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të grupit C, dhe Gjermania e Polonia kalojnë më tej. Kombëtarja gjermane fitoi ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin e ngushtë 0-1, rezultat që nuk e favorizon Kombëtaren tonë. Goli për gjermanët u shënua nga Mario Gomez në pjesën e parë dhe vlen të theksojmë edhe rastet e shumta të shpërdoruara nga Gjermania.

Edhe Polonia vazhdon me hapin e Gjermanisë, duke fituar 1-0 ndaj Ukrainës me një gol të mrekullueshëm nga BłaszczykoWski në pjesën e dytë. Pas kësaj fitoreje, Gjermania ruan vendin e parë në Grupin C me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia që ka po ashtu 7 pikë, ndërsa Irlanda Veriore renditet e treta me 3 pikë, por që ende nuk e ka siguruar kualifikimin. Në vendin e fundit gjendet Ukraina me zero pikë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047